Punëtori në Rrëshen, Mirditë
March 10, 2024

Në kuadër të projektit Kultura për Zhvillim të Qëndrueshëm: Potenciali i Pashfrytëzuar, Tek Bunkeri organizon 3 punëtori me të rinjtë, gratë dhe komunitetin e Rrëshenit. Punëtoritë përfshijnë procese krijuese të cilat zhvillohen me anë të punimeve artistike duke u frymëzuar prej historisë, trashëgimisë kulturore dhe artizanatit. Punëtoritë përfshijnë krijimin e pikturës në qeramike, stampimit-grafikë dhe krijimin e kukullave. Në njërën anë, pjesëmarrësit mësojnë dhe zhvillojnë aftësi individuale që lidhen me krijimin e objekteve artistike, imagjinatën, zgjidhjen e problemeve, kuptueshmërinë konceptuale, njohuri rreth materialeve dhe procesit artistik, artizanatit, dhe me kulturën. Në anën tjetër, punëtoritë i japin vlera dhe rritje niveleve të bashkëpunimit kolektiv, besueshmërisë, angazhimit kulturor dhe qytetar, mbrojtjes dhe promovimit të trashëgimisë kulturore, dhe frymëzon qëndrueshmërinë social-kulturore.  Gjithashtu, këto punëtori vendosin në praktikë gjithë përfshirjen shoqërore dhe ndërthurjen e njerëzve të ndryshëm në moshë, gjini, besim, ideologji, dhe përvojë brenda një qëllimi të vetëm për zhvillimin e trashëgimisë kulturore shqiptare.

Ky aktivitet realizohet nën udhëheqjen e profesionistëve më të mirë të vendit të cilët angazhojnë pjesëmarrësit në proceset dhe teknikat e stampim-grafikë, qeramikës, dhe bërjes së kukullave.

Për më tepër: Tre pjesëmarrës në punëtori do të përzgjidhen si fitues për çmimet e paramenduara nga projektin në fjalë. Fituesit do të trajnohen rreth hapjes së një biznesi (zeje) të ardhshëm.

 

Aktiviteti zhvillohet në Rrëshen, Mirditë në datë 14, 15, 16 dhe 17 Mars në orën 14:00-17:00

Jeni të gjithë të mirëpritur!

Tek Bunkeri Puntori 03
Tek Bunkeri Puntori 01
Tek Bunkeri Puntori 02

Funded by the EU through EU4CULTURE and implemented by UNOPS in collaboration with the Ministry of Economy Culture and Innovation.

Scroll to Top

DONATE NOW

Fill in your details and we’ll get back to you in no time.

contact us

Please fill details below and send us a concise message. 

×