Përdorimi i Teatrit për të Bërë Politik
August 12, 2024

Teatri është një nga format më të vjetra në fushën e artit që njerëzimi zhvillon prej shekujsh brenda kulturave të ndryshme me anë të së cilave krijojmë organizimin e jetës së përbashkët. Ndonëse, Aristoteli nuk e krijoi vetë teatrin politik, puna e tij është një nga referencat parësore që ndihmon në shpjegimin se si dhe pse teatri mund të shërbej si një mjet i fuqishëm për shprehjen e lirë politike dhe ndryshimin shoqëror.

1. Poetika e Aristotelit dhe Katharsisi (pastrimi i brendshëm):

Poetikën, Aristoteli diskuton konceptin e katharsisit, që i referohet pastrimit të brendshëm ose spastrimit emocional që përjeton publiku përmes arteve, veçanërisht përmes tragjedisë. Kjo ide mund të lidhet me teatrin politik, ku emocionet e nxitura nga shfaqja mund të çojnë në reflektim kolektiv mbi çështjet shoqërore, duke ndikuar potencialisht në opinionin publik dhe diskursin politik.

2. Roli i Tragjedisë:

Aristoteli e shihte tragjedinë si një formë mimesis (imitimi) që përfaqëson veprime serioze dhe pasojat e tyre. Përmes përshkrimit të dilemave morale dhe rënies së figurave të mëdha, tragjedia mund të shërbejë si një medium për të eksploruar fuqinë politike, drejtësinë dhe pasojat e hubris-it (krenarisë së tepruar), duke e bërë atë në thelb politike.

3. Polisi (qyteti) dhe Teatri:

Filozofia politike më e gjerë e Aristotelit, veçanërisht idetë e tij për polisin (qytet-shtetin), këshillon se teatri mund të shërbejë si një hapësirë publike për eksplorimin e çështjeve qytetare. Në këtë kuptim, teatri politik mund të shihet si një zgjatim i procesit demokratik, ku qytetarët angazhohen me ide politike dhe sfida shoqërore.

Teatri Legjislativ është një koncept i lindur nga Augusto Boal (1931 – 2009), një teoricien radikal i dramës dhe aktivizmit në Brazil. Ai themeloi, në mesin e viteteve ’90, Teatrin e të Shtypurve – Theatre of the Opressed – si mjet për promovimin e ndryshimeve sociale dhe politike në vend. Boal punonte si këshilltar bashkiak në Rio de Janerio, dhe puna e tij krijuese me Teatrin e të Shtypurve është një nga format e hershme të Teatrit Legjislativ sot.

Teatri Legjislativ ka të bëjë me përpjekjet drejt ndryshimeve legjislative, me propozime të artikuluar dhe hartuar nga qytetarët, të cilat merren me zgjidhjen e problemeve kryesore që secili nga ne përballet në jetën e përditshme.

Teatri Legjislativ është bashkimi i artit të performacës dhe politikës në përpjekje për të mbyllë hendekun dhe barrierat midis publikut dhe aktorëve, me qëllim lirinë emocionale përmes vetëdijesimit që ngjall shfaqja teatrale. Ky vetëdijesim përforcohet nga njerëzit që preken nga çështje të trajtuara, duke interpretuar një lojë teatrale bazuar në përvojat e tyre. Si përfundim, teatri legjislativ sjell në sipërfaqe aspektet e pa shprehura apo të ngurtësuara të qytetarëve duke mundësuar për politik-bërësit të kuptojnë më mirë dhe nga afër çështjet të cilat shqetësojnë bashkë qytetarët e tyre.

Teatri Legjislativ është një nga mënyrat më të drejtpërdrejta për të zvogëluar hendekun midis qytetarit dhe bashkisë. Ai sjell më pranë këto dy anë të cilat bashkëjetojnë brenda së njëjtës hapësirë dhe të anë të cilat ndikojnë thellësisht te rritja dhe mirëqenia e njëri-tjetrit. Në thelb, jemi të gjithë njerëz të cilët pavarësisht ndarjeve profesionale dhe ideologjike bashkëjetojmë brenda së njëjtës hapësirë gjeografike dhe politike, dhe si rrjedhojë të gjithë duhet të përqasim këtë formë artistike si një vegël që na mundëson thyerjen e kufijve midis njëri-tjetrit, në lidhje me aspektin e lart përmendur, dhe të përqafojmë këto aktivitete të cilat sjellin dobishmëri në zhvillimin e jetës në përgjithësi dhe mbartin filiza të nevojshme për rritjen e demokracisë që të gjithë duam në venin tonë.

&

Referenca:

  1. Legislative Theatre: A Creative Way to Redesign Democratic Spaces and Rebuild Trust | AFSEE (lse.ac.uk)
  2. Forum Theatre- as a tool to stimulate civic involvement – A.R.T. Fusion (artfusion.ro)
  1. Using theatre to make politics – A.R.T. Fusion (artfusion.ro)
  2. ”Using Theater to Make Politics” during the pandemic – A.R.T. Fusion (artfusion.ro)
  3. Legislative Theatre: A Creative Way to Redesign Democratic Spaces and Rebuild Trust | AFSEE (lse.ac.uk)
  1. Legislative Theatre – Theatre of the Oppressed NYC (tonyc.nyc)

 

Bibliografia:

LegislativeTheatre_Report_Final_02.16.pdf. “LegislativeTheatre_Report_Final_02.16.Pdf.” Google Docs, 2019, drive.google.com/file/d/1UelU0mItm5U2MbEoSSiy1UgB13H1ye7n/view. Accessed 4 July 2024. (pp.2-5) (pp.23-26)

 

Pratt, Gereldine, and Caleb Johnston. “Turning Theatre into Law and Other Space.” Cultural Geographies, vol. 14, no. 10.1177/1474474007072821, 2007, pp. 92–113, www.academia.edu/8099193/Turning_theatre_into_law_and_other_spaces_of_politics. Accessed 6 July 2024.

 

Augusto Boal. Legislative Theatre : Using Performance to Make Politics. London, Routledge, 2006.

 

Aristotle. Poetics. 335AD. Translated by Anthony Kenny, Oxford, Oxford University Press, 2013.

Scroll to Top

DONATE NOW

Fill in your details and we’ll get back to you in no time.

contact us

Please fill details below and send us a concise message.