Kujtesa Shoqërore – Diskutime
February 9, 2024

Në kuadër të projektit Kultura për Zhvillim të Qëndrueshëm: Potenciali i Pashfrytëzuar, Tek Bunkeri organizon 5 diskutime rreth ndikimit të regjimit diktatorial ndaj shoqërisë dhe gruas shqiptare. Këto diskutime kanë për qëllim të nxjerrin në sipërfaqe karakterin e regjimit, vështirësitë dhe plagët e kohës së shkuar, trysninë detyruese ndaj shoqërisë dhe zhdukjen e elementëve apo njerëzve që do të ishin pengesë për ngritjen dhe zhvillimin e regjimit diktatorial. Veç të tjerash, tre diskutime përqendrohen rreth figurës, rolit dhe qenies së gruas në shoqëri dhe politikën e së shkuarës sonë.

Duke nxitur 5 diskutime të hapura mendohet të hidhet dritë mbi të shkuarën dhe për rolin e gruas në zhvillimin e shoqërisë. Këto diskutime të hapura përfshijnë publikun (sidomos brezin e ri) brenda procesit të përpunimit të kujtesës kolektive duke prekur gjithashtu aspektin femëror të një shoqërie e cila duhet të lartësoj rolin e gruas në zhvillimin e kulturës dhe politikës shqiptare. Gjithashtu historitë, përpjekjet e njerëzve dhe veprat e lëna pas janë një aspekt krejt i rëndësishëm i trashëgimisë sonë kulturore dhe njohja e tyre është e domosdoshme për zhvillimin e qëndrueshëm shoqëror.

Kështu që, janë menduar 5 diskutime të hapura të cilat zhvillohen rreth një aspekti të vetëm duke krijuar një hapësirë e cila përpunon historinë, shoqërinë, politikën, kulturën, psikologjinë, artin. Pjesëmarrja e të njëjtit person në pesë ditë merr formën e një punëtorie kulturore dhe intelektuale.

12/02/2024 – Reis Çiço Shqipëria 1991/Ora 18:00

“Legjenda thotë se dikur kalaja e Rozafës pikonte qumësht, ndërsa sot dyqanet e qumështit pikojnë varfëri dhe pagjumësi”, kështu nis dokumentari i Reis Çiços për Shqipërinë e viteve 1990-1991.
I ftuar pranë qendrës “Tek Bunkeri” Çiço do të rrëfejë detaje lidhur me realizmin e dokumentarit, imazhi i të cilit është ende i gjallë për shumicen e shqiptarëve.

Ky dokumentar i cili shfaq Tiranën reale të zhveshur nga propoganda e kohës nuk u shfaq kurrë në televizione por po ashtu nuk e pa kurrë dritën e kinemasë, vjen për herë të parë i shfaqur në publik, për të nxitur diskutime.

Shqiperia 1991

13/02/2024 – Lisena Gjebrea, Abaz Hoxha dhe Nevila Nika /Ora 18:00

Plumba për dashurinë! Ka qenë ky verdikti i gjyqit partizan të Brigadës së Pestë në ditët e para të marsit ‘44. Në zbatim të tij, një skuadër partizane ekzekutoi me pushkatim Ramize Gjebrenë. Kanë kaluar vite e dekada qysh
atëherë dhe ngjarja e mistershme vazhdon të mbetet enigmë.

Për të folur mbi çështjen e Ramize Gjebresë, pranë organizatës Tek Bunkeri janë të ftuar historianja Prof. Dr Nevila Nika, mbesa e Ramize Gjebreas Lisena Gjebrea dhe dëshmitari okular i pushkatimit Abaz Hoxha.

Ramize Gjebrea

14/02/2024 – Ergys Mërtiri Dokumentar/Ora 18:00

Revolta e burgut të Spaçit, ishte një kryengritje dy ditore e të burgosurve politikë të burgut të Spaçit, e cila nisi më 21 maj 1973 dhe zgjati deri më 23 maj. Revolta e Spaçit përbën një pikë kulmore në historinë e qëndresës antikomuniste, por edhe të lëvizjes për liri e demokraci. Shkaqet e kësaj revolte ishin kushtet çnjerëzore në të cilat vuanin të burgosurit e burgut, puna e tyre skllavëruese, përdorimi i torturave psikologjike dhe fizike, si edhe gjendja e mjeruar e popullit nën diktaturën komuniste, kundër së cilës ata u ngritën dhe qëndruan heroikisht.

Për të hedhur dritë mbi këtë ngjarje historike do të shfaqet dokumentari “Revolta që Tronditi Diktaturën” realizuar nga Ergys Mertiri, i cili do të jetë i ftuar për bashkëbisedim me shikuesit pas shfaqjes së dokumentarit.

Revolta Documentar

15/02/2024 – Ermir Hoxha Gruaja në Artin Pamor/Ora 18:00

Diskutimi i hapur do të përqendrohet rreth figurës dhe rolit të gruas në artin pamor të viteve 1960 e deri në ditët tona. Në këtë bashkëbisedim të hapur është i ftuar historjani i artit Dr. Ermir Hoxha.
Brenda diskutimit është menduar të përshtjellohen elementët artistik të cilët, dhe si janë, përdorur nga sistemi në funksion të imponimit të ideologjisë në kulturën e popullit shqiptar.

Gruaja ne artin pamor2024

16/02/2024 – Bujar Kapexhiu dhe Kreshnik Merxhani/Ora 18:00

Revista Hosteni u krijua pas luftës së dytë botërore nga Naku Spiro si shtojcë e gazetës Bashkimi, dhe jetoi deri në fillimet e vitit 1992.
Revista Hosteni ishte një sistem i ngritur për t’u marrë me njeri-tjetrin, jo me ata që e qeverisnin këtë vend në ato vite. Megjithatë, edhe pse e krijuar dhe e lëvruar në energjinë më të mirë të propagandës së kohës,  Hosteni prapë ia doli të lëvrojë fjalën dhe imazhin brenda limiteve të përcaktuara, duke mos e kaluar cakun, ose kufirin e shtetit. Mbase në Hosten, imazhi ishte më i fortë se fjala.

Për të folur rreth revistes “Hosteni” Tek Bunkeri ka ftuar zotin Bujar Kapexhiu i cili është regjisor, skenarist, karikaturist dhe aktor i mirënjohur shqiptar kryeredaktor i revistës Hosteni, dhe koleksionistin e revistes Kreshnik Merxhani,  i cili do të sjellë disa nga revistat e koleksionit të tij pët tu shfletuar nga pjesëmarrësit.

HOSTENI dhe propaganda

Kultura për Zhvillim të Qëndrueshëm: Potenciali i Pashfrytëzuar realizohet me mbështetjen e programit EU4CULTURE, i financuar nga Bashkimi Evropian nën menaxhimin e UNOPS në bashkëpunim me Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit. Projekti realizohet nga Tek Bunkeri, Tiranë.

Scroll to Top

DONATE NOW

Fill in your details and we’ll get back to you in no time.

contact us

Please fill details below and send us a concise message. 

×